Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Avokati i Mustafa Lekës, ka kërkuar pafajësi sot në seancën gjyqësore, ndaj ish-bossit të firmës “M.Leka”, i akuzuar për mashtrim në bashkëpunim. Një seancë më parë prokurori i çështjes Ajaz Gjeta ka kërkuar 25 vjet burgim për Lekën. Sipas pretencës provat e dhëna bëjnë që ish-bossi i kësaj firme të jetë fajtor për mashtrimin e 3500 kreditorëve.
Njëri nga avokatët Petrit Kaja në konkluzionet e mbrojtjes, ka kërkuar nga trupi gjykues shpalljen e pafajshëm për klientin e tij Mustafa Leka. Avokati ka përmendur faktin se, në kohën që është bllokuar firma “M.Leka”, aktiviteti i kësaj firme ka qenë me fitim, ndërsa për kontratat huamarrëse nuk kishin skaduar ende afatet 6 apo 12 mujore.
Konkluzionet e prokurorit, janë të pasakta ka vazhduar mbrojtja. Pas kërkesës së avokatit për pafajësin e Mustafa Lekës, trupi gjykues është tërhequr për vendim ndaj ish-bossit të firmës “M.Leka”. Ndërkohë dje në Gjykatën e Faktit Tiranë, ka marrë fund procesi ndaj një tjetër firme rentiere. Është dënuar në mungesë me 8 vjet heqje lirie, ish-bossi i firmës piramidale “Agron”, firmë që kishte rreth një milion dollarë hua kreditorëve shqiptarë./tvklan.al