Greqia ka dëbuar ambasadorin e Libisë në Athinë, Mohamed Younis Menfi. Ky i fundit u thirr në Ministrinë e Jashtme greke, ku iu komunikua vendimi i qeverisë Mitsotakis.

Shkak i këtij vendimi është bërë memorandumi i kufirit detar Turqi-Libi, zonë që ndodhet pranë ishullit grek të Kretës. Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias tha se dëbimi i ambasadorit Menfi është një shprehje  e pakënaqësisë së qeverisë greke ndaj Libisë. Sipas tij, pala libiane nuk bashkëpunonte aspak me Athinën dhe nuk kishte plotësuar kushtet për të cilat kishin rënë dakord për kufirin detar.

Sipas shefit të diplomacisë greke, teksti i marrëveshjes për kufirin detar mes Libisë dhe Turqisë mban firmën e ministrit të Jashtëm libian, i cili më parë i kishte dhënë garanci palës greke për të kundërtën e këtij memorandumi.

Në kufirin detar që po diskutohet mes Libisë dhe Turqisë, në mes është Greqia dhe Qipro. Vendimi i Greqisë për dëbimin e ambasadorit libian nuk është ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike me Libinë. /tvklan.al