Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme u trajtua çështja ‘Beleri’ dhe kandidimi i tij si eurodeputet nga partia e djathtë “Demokraci e Re” nga kryeministri grek, Mitsotakis. I ftuar në studio ishte edhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i cili u shpreh se Greqia tashmë nuk mund të sillet me Shqipërinë siç është sjellë gjithmonë dhe se interesat mes dy vendeve janë të ndryshme.

Idrizi gjatë fjalës së tij u shpreh duhet të fokusohemi në çështje me interes për Shqipërinë ku përmendi, heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban me ne, çështjen ‘Çame’ dhe gjithashtu çështjen e pensioneve.

Shpëtim Idrizi: Greqia nuk mund të sillet më me Shqipërinë siç është sjellë gjithmonë dhe siç ka nevojë në politikën e brendshme ta tregojë sepse popujt mund të jenë miq, por shtetet duhet të jemi të qartë kanë interesa dhe interesat e Greqisë janë të kithëta me interesat e Shqipërisë se Shqipëria duhet të mbrojë dhe shtetin shqiptarë dhe interesat e veta. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë debat është se kemi nja 8 muaj që merremi me një njeri më 3 emra dhe me tre dënime që është në burg. Ky njeriu që ka poshtëruar Republikën time dhe tënden, ky njeriu ka nja 10 muaj që sillet nëpër studiot tona dhe bëjmë emisione pafund. Blend kur do të bëni ju emision për ligjin e luftës që Greqia mban…

Blendi Fevziu: Kemi bërë mo…

Shpëtim Idrizi: Duhet një ndërgjegjësim dhe presion në mënyrë që Shqipëria mos t’i hyjë historirave jo deti, jo toka, por të zgjidhi çështjen e ligjit të luftës dhe kur do të bëjmë ne emisione për Çamërinë.

Blendi Fevziu: Po e kemi bërë mo disa herë… Edhe Bakllava më keni sjellë nga Çamëria këtu.

Shpëtim Idrizi: Po ti e ke bërë disa herë, por ka nevojë që ne, kemi nevojë që të kuptojë që shoqëria shqiptare, interesin tonë kombëtar të përkthyer në politikë të jashtme ne duhet ta kemi te interesat tonë siç janë heqja e ligjit të luftës që Greqia mban me ne, te zgjidhja e çështjes Çame dhe çështja e pensioneve dhe vetëm duke u ulur në tavolinë ne mund të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë ku i pari komunitet bashkë me mua që do marrëdhënie të mira me Greqinë jemi ne Blendi që kërkojmë të kthehemi në vendin tonë…

Blendi Fevziu: Në Greqi?!

Shpëtim Idrizi: Po, sigurisht që nuk i ndryshojmë kufinjtë mos trembeni, por ama shtëpinë e babës e të gjyshit tim e dua se e kam dhe e shoh nga kufiri dhe kur flitet për të drejtat e njeriut nuk mundet që të amnistojmë një burgaxhi tre herë, me të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

/tvklan.al