Pavarësisht se humbi disa dhëmbë nga stresi i prodhimit të serialit, krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk po rikthehet fuqishëm për një sezon të dytë.

Teksa i drejtohet raporteve të kaluar se humbi 6 dhëmbë, Hwang sqaroi në një intervistë të fundit për BBC News se në të vërtetë i ranë 9 dhëmbë.

Regjisori dhe skenaristi koreano-jugor nuk kishte ndërmend të krijonte një vazhdim të serialit super të suksesshëm të Netflix, por çfarë e bëri atë të ndryshojë mendje? Për Hwang 2 ishin arsyet kryesore: Paratë dhe historia e pambaruar.

“Paratë. Edhe pse seria e parë ishte një sukses kaq i madh global, sinqerisht nuk bëra shumë. Kështu që bërja e serisë së dytë do të më ndihmojë të më kompensojë edhe për suksesin e të parës. Së dyti, nuk e përfundova plotësisht historinë,” tha ai.

Duke pasur parasysh shifrat e mëdha të shikueshmërisë, ishte e pashmangshme që do të kishte një sezon të dytë, i cili do të dalë në ekranin e madh më 26 Dhjetor./tvklan.al