Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim këtë të enjte me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësinë e mirë në BE, Johanes Hahn. Siç njoftoi përmes rrjeteve sociale pas takimit, Haradinaj theksoi pozicionin e palëkundur të Kosovës në rrugën e integrimit drejt BE-së.
Kryeministri kosovar nënvizoi se pret një vendim të shpejtë nga Brukseli për liberalizimin e vizave, pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Edhe Komisioneri Hahn konfirmoi angazhimin në përmbylljen brenda këtij viti të çështjeve të hapura për Kosovën. As Haradinaj e as Komisioneri Hahn, nuk u ndalën te çështja e taksës 100% për importet serbe.
Tv Klan