Arsenali u mposht me rezultatin 2-0 nga Bournemouth në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.
“Topçinjtë” luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 30-të, pasi Saliba u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo vështirësoi punën për skuadrën e Artetës, që rezistoi deri në minutën e 70-të, kur Christie i dha avantazhin vendasve.
Në minutën e 79-të, ishte Kluivert që dyfishoi shifrat dhe vulosi takimin.
Hap fals nga Arsenali, që mbetet në vendin e tretë me 17 pikë, 1 më pak se Liverpool kryesues, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. /tvklan.al