Në malin më të lartë të Gjermanisë janë hapur pistat për sezonin e skive 2024.

Për të apasionuarit pas këtij sporti gëzimi është mjaft i madh dhe moti është në favorin e tyre.

“Mezi e prisja këtë ditë. Nuk ka gjë më të mirë, diell dhe borë.”

Çmimi këtë vit ka ndryshim në krahasim me vitet e mëparshme.

“Kemi një rrite nga 3 deri në 6% në varësi të biletës. Tani një ditë në Zugspitze është 66 € për një të rritur. Rritja e çmimit është thjesht rezultat i rritjes së kostove. Kostot e stafit në veçanti po shtohen jashtëzakonisht shumë.”

Në dimër të apasionuarit pas këtyre sporteve kanë shumë mundësi të kryejnë një sërë aktivitetesh në Zugspitze. Teleferikët ofrojnë akses për të parë malin më të lartë të Gjermanisë.

Pamja është piktoreske, pasi shtrihet në jug të qytetit të Garmisch-Partenkirchen në Bavari, dhe kufiri Austri-Gjermani është në majën e tij perëndimore. 

Klan News