Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Hetimet në Aeroportin e Rinasit do të zgjaten në kohë. Kryehetuesi Agim Tirana ka pohuar sot për Klan se dosjet e aktivitetit të aeroportit që janë marrë në hetim nga organi i akuzës kalojnë kohën e drejtimit të Rinasit nga kolonel Rebani Memushi, i shkarkuar pak ditë më parë. Pohimi i Tiranës thekson se në sitën e prokurorisë do të kalojnë të gjithë komisarët e Rinasit që nga viti 1997 të cilët nuk janë të paktë në numër.
Ky veprim i prokurorisë thotë Tirana bazohet në faktin se komisar të mëparshëm dushohet të kenë patur gisht në veprime kompromentuese. Përsa i përketë shkarkimit të Memushit dhe zëvendësimin e tij të menjëhershëm me Bregun, Tirana thotë se nuk e ndihmon procesin hetimor mbi akuzat drejtuar atij për mitmarrje apo korrupsion.
Ndërkohë që hetimet e prokurorisë përveç Memushit do të merren edhe paraardhësit e tij. Në Rinas vazhdon kthimi i shtetasve të huaj pa dokumenta të rregullta. Por kësaj radhe nuk janë linjat ajrore që vijnë nga lindja të sjellin të huaj të dyshimtë për policët e Rinasit.
Katër vetë shtetësia e të cilëve nuk bëhet e njohur, zbritën dje nga avioni i Alitalias, por kanë qëndruar vetëm pak momente në Rinas pasi janë rikthyer nga kanë ardhur për mungesë dokumentash të rregullta./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj