Partizani pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat. Të kuqtë u mundën me rezultatin 1-0 nga Teuta në Durrës falë penalltisë së realizuar nga Kallaku në fundin e pjesës së parë.
Një ndeshje të tensionuar ku nuk munguan edhe kartonët e kuq. Renditja kryesohet nga Kukësi që mundi Vllazninë me rezultatin 2-1. Një hap përpara edhe për Bylisin që fitoi 1-0 sfidën me Laçin.
Luftëtari arriti suksesin e parë pas shumë kohësh, 2-0 me Skënderbeun në Gjirokastër. Ndeshja që do të mbyllë javën e 16 mes Tiranës dhe Flamurtarit do të nisë në orën 16:00.
Tv Klan