Moti i keq vazhdon të marrë jetë njerëzish. Viktima e 5 nga moti i keq është regjistruar në qytetin e Pogradecit. 

Anastas Shuke, 38 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen nr 10 të qytetit. Policia lokale thotë se ai me probleme mendore dhe jetonte i vetëm.

Të martën, në qytetin e Korçës, policia lokale njoftoi se rreth orës 10:35 ishte gjetur një trup i pajetë. Efektivët kanë gjetur ambientet e një zdrukthëtarie 60-vjeçarin Ilia Lilo.

Të hënën në Lushnjë një roje pallati u gjet i ngrirë nga banorët. 52-vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, punonte në Lushnjë si roje pallatesh. Ishin banorët e pallatit ata që njoftuan policinë, e cila më pas bëri dërgimin e trupit të pajetë në morg.

Dy viktimat e tjera janë: 53 – vjeçari Leonard Beqiri, i cili është gjetur i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës dhe një 38-vjeçar i pastrehë në Durrës./ tvklan.al