Andi Mustafaj, kandidat për primaret e PD-së për qarkun e Tiranës thotë se është i gatshëm të lërë Francën për Shqipërinë nëse fiton mandatin e deputetit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mustafaj thotë se ka një jetë brenda Partisë Demokratike.

Blendi Fevziu: Unë e di që ti jeton jashtë prej vitesh.

Andi Mustafaj: Po midis Shqipërisë dhe Francës,

Blendi Fevziu:  Dhe ke vendosur që të kandidosh për deputet në Shqipëri?

Andi Mustafaj: Po, në qarkun e Tiranës.

Blendi Fevziu: Po fitove, do të rrish këtu?

Andi Mustafaj: Po sigurisht do të ushtroj mandatin që do të më besojë populli nëse do të fitoj.

Blendi Fevziu: Pse ke vendosur të kandidosh?

Andi Mustafaj: Politika ka qenë një thirrje e brendshme për mua. Ka qenë gjithmonë një pasion. Kam  pasur disa eksperienca. Vlerësoj se sot, nëse marrim pikën e kandidimit në primaret e PD-së është mënyra më e mirë sepse ligji është mjeti më i fuqishëm për të ndryshuar jetën e njerëzve.

Blendi Fevziu: Je i vendosur që do të kandidosh në primaret e Tiranës dhe do të bësh rrugëtimin brenda PD-së.

Andi Mustafaj: Kam një jetë brenda PD-së, kam qenë demokrat fëmijë, demokrat i ri dhe i rritur. Kam kaluar disa faza, kam qenë militant i thjeshtë, kam qenë anëtar i Këshillit Kombëtar, drejtues politik e tashmë kandidat.

/tvklan.al