Algert Sala është një ndër artistët e rinj që merret prej disa vitesh me muzikë dhe këtë vit vjen në “Kënga Magjike” në kategorinë “Big” me këngën “Plumbat”. Në bisedën me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, veç sfidave në tregun muzikor apo raportit me konkurrentët e tjerë, ai u pyet edhe për njerëzit që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Algerti nuk veçoi emra të njohur, por personin e parë që e ka shtyrë të mos dorëzohej,
Algert Sala: Përveç shoqërisë sime, familje, njerëz të rëndësishëm të fushës së artit që më kanë dhënë një dorë dhe më kanë ndihmuar, kryesisht do të doja të falenderoja një person që sot nuk jeton më, por ka qenë ndër të parët që ka besuar tek unë dhe ka qenë i pari që dëgjonye demot kryesore që unë krijoja, xhaxhai im.
Aldo: Xhaxhai?
Algert Sala: Po.
Aldo: Çne? Është marrë me muzikë asokohe?
Algert Sala: Ai ka qenë artist në plot kuptimin e fjalës, merrte vesh nga të gjitha gjërat dhe ai ka qenë suporti im fillestar dhe kryesor./tvklan.al