Igli Tafa, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri, është shprehur se qeveria ka një plan të qartë e cila ka të bëjë me rritjen e kapitaleve njerëzore duke u lidhur me universitetet ku bëjnë të mundur edhe trajnimet e studentëve.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan Tafa thekson se ekspertët e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike janë shumë më të paguar se sa mund të ishin një vit e gjys apo dy vite më para.
Blendi Fevziu: Ne jemi në zgrip të burimeve njerëzore në çdo fushë sidomos në sigurinë kibernetike për shkak se oferta që vjen nga jashtë për njerëz që kanë njohuri të elektronikës dhe kibernetikës është shumë herë më e madhe. Si jemi ne me burimet njerëzore?
Igli Tafa: Në rradhë të parë dua t’ju them se i referohemi gjithë vendeve të botës të gjithë kanë këtë lloj problem sepse gjithë shtetet gjëja e parë që thonin është se kanë vështirësi me kapitalet njerëzore. Ne kemi një plan të qartë e cila ka të bëjë me rritjen e kapitaleve njerëzore duke u lidhur me universitetet dhe duke trajnuar dhe duke u kthyer në një qendër akademike.
Blendi Fevziu: Duhen rritur rogat sepse trajnoi sa të duash ato do të ikin jashtë. Do përfundojnë në Gjermani në Angli.
Igli Tafa: Ka një vizion të qartë qeveria shqiptare sepse ekspertët e sigurisë kibernetike kanë një shtesë roge që e bën atë të konkurueshme dhe të mirëpaguar edhe në krahasim me homologët e tyre në vende të ndryshme të botës. E njëjta gjë është edhe për ekspertët e IT sepse është parë se nëse duam të shkojmë drejt dixhitalizimit investimi kryesor është në mendje dhe që ne të mbajmë ekspertët më të mirë duhet që të shohim pjesën financiare dhe sot që flasim ekspertët e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike janë shumë më të paguar se sa mund të ishin një vit e gjys apo dy vite më para për shkak të këtij vizioni të ri dhe shtesës financiare që ka ardhur.
Ndër të tjera edhe pse qeveria ka një vizion të qartë Tafa u shpreh se një nga sfidat më të mëdha që hasin gjatë punës së tyre ka të bëjë pikërisht me burimet njerëzore./tvklan.al