Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Delegatët Eurosocialist në Kongres duhet të gjykojnë të lirë se cili do të jetë kryetari i ri i Partisë Socialiste. Ilir Meta kreu i këtij forumi ju ka bërë thirrje sot 23 delegatëve më të rinj të Kongresit të mos mbështesin individët por alternativat. Ndonëse Meta i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme për mbështetjen e tij pro Majkos në Kongres, ai nuk ka kërkuar të njëjtën gjë nga Eurosocialistët duke ju sugjeruar atyre gjykim të lirë për alternativën që do tju duket më e përshtatshme.
Zëvenës kryeministri Meta ka deklaruar përfundimisht se nuk do të kandidoj në Kongresin e PS për postin e kryetarit. Kjo tha Meta tani është mbyllur përfundimisht. Këshilli Drejtues i Eurosocialistëve ka zgjedhur sot në mbledhjen e fundit një ditë para Kongresit, kandidaturat e këtij forumi që do të konkurojnë për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të partisë.
Ndërkohë në konferencën për shtyp i pyetur për pozicionin e FRESH-it në rast të fitores së Nanos në Kongres, Meta ka deklaruar prerë se marrëdhëniet e FRESH-it brenda strukturave të PS janë të fiksuara në statutin e saj./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego