Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për mallrat e konsumit, zbriti në 1.9 % në muajin shtator nga 4.1 % që ishte një vit më parë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2021. Një e dhënë kjo që tregon se rritja e çmimeve të ndikuara nga pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë është frenuar.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.94 përqind, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,30 përqind. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan në normën e inflacionit me 0,26 përqind.
Krahasuar me muajin shtator 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,6 % secili. “Pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 3,5 %, ndërsa “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %.
Ndërsa krahasuar me muajin Gusht 2024, rritjen më të madhe të çmimeve e zuri grupi “Argëtim dhe kulturë” me 1,9 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4 %.
Tv Klan