Korça mbetet destinacioni i preferuar turistik edhe për ditët e festave kombëtare.

Vizitorët, shumica e të cilëve vijnë nga Tirana por edhe zona të ndryshme të vendit tërhiqen nga atmosfera e veçantë e qytetit si dhe tradita në mikpritje.

Veç qytetit të Korçës, vizitorët kanë interes edhe për destinacionet e turizmit të bardhë, si Dardha dhe Voskopoja.

Shumë qytetarë kanë shfrytëzuar ditët e pushimit zyrtar bashkëngjitur tyre edhe ditët e fundjavës për të pushuar në Korçë.

“Kërkesat kanë qenë të tepërta. Besoj e gjithë Korça parë edhe nga fluksi që kemi”, thotë operatorja turistike Alba Asabella.

Oferta turistike e pasur e Korçës ka rritur ndjeshëm edhe numrin e vizitorëve të huaj.

Fluksi i vizitorëve në Korçë pritet të jetë i lartë edhe gjatë Dhjetorit duke kulmuar me festat e fundvitit.

Tv Klan