Sipas burimeve të Interpolit brenda Ministrisë së Rendit Publik theksohet se ai ka në proceduren e tij mjaft emra por nuk theksohet se këto janë emra deputetësh apo jo. Emrat e procedurat Interpoli ja kalon vetëm Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme theksohet se nga Interpoli nuk ka mbërritur asnjëlloj listë ku të jenë të inkriminuar emra deputetësh siç akuzohen nga opozita./tvklan.al