Intervista e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e realizuar nga arratia nuk konsiderohet e re sipas Preç Zogajt. Analisti thotë në “Opinion” në Tv Klan se deklaratat janë dëgjuar edhe më parë, por e reja është se thuhen nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet.
Sipas tij, akuza më e rëndë është ndaj SPAK. Zogaj shprehet se e gjithë intervista është e orientuar kundër SPAK dhe për këtë, Ahmetaj ka mbështetje në Shqipëri.
Preç Zogaj: Akuza më e rëndë se këto nuk të tjerat nuk i ka dhe aq, është akuza kundër SPAK-ut. Vetë intervista është e orientuar kundër SPAK-ut. “Robespieri” thoshte, është një krahasim që s’ka asnjë sens se Robespierët ne i kemi pasur.
Blendi Fevziu: Po në ç’kontekst e kishte se Robespieri fundin e pati… shkoi vetë në gijotinë.
Preç Zogaj: Ashpërsia e hetimit, quan Dumanin Robespieri.
Blendi Fevziu: E ka për fillimin e Robespierit apo për fundin e Robespierit?
Preç Zogaj: Lëre se nuk ka as fillim, as fund. Ajo është një gjë për ta thënë thjesht ka dashur të shprehë… në këtë përballje, në këtë dalje, në këtë akuzë, në këtë dalje kundër SPAK-ut ai sigurisht që ka mbështetje në Shqipëri sepse bashkohet me luftën e shenjtë që establishmenti në Shqipëri dhe kasta politike plurale që bën teatrin e demokracisë prej 25 vjetësh i kanë shpallur SPAK-ut dhe një nga arsyet mendoj unë që ka një heshtje këtu që thatë ju, është edhe kjo se mundet që…
Blendi Fevziu: S’është vetëm heshtje, është si injorim, sikur s’ekziston se dolën persona dhe…
Preç Zogaj: Robespierët ne i kemi parë se Robespierët janë njerëz me pushtet, nuk janë njerëz të drejtësisë. Robespierët dhe vetë ky është në grupin e Robespierëve që kanë prerë, majtas-djathtas të tjerë, por vetë nuk kanë dhënë llogari ndonjëherë. Arben Ahmetaj do ta kishte ndihmuar vërtet drejtësinë nëse këto gjëra do gjente mundësinë se ai nuk ia thotë as SPAK-ut. Megjithatë…
Blendi Fevziu: Ai thotë jam gati përpara një gjykate tjetër, jo te SPAK-u.
Preç Zogaj: Megjithatë, ai e ka thirrur në kaos SPAK-un ose e ka vënë përpara një përgjegjësie për 2-3 gjëra. Pikë së pari, në ato 2-3 gjëra SPAK-u duhet patjetër nëse nuk e di, se ndonjëheë SPAK-u është edhe përpara akuzatorëve publikë, ka shtruar aty mbi 20% e inceneratorëve të Tiranës është në ‘offshore’. Si mund të jetë në offshore një pronë publike? Kjo është e pashembullt. Nëse kjo është e vërtetë, është skandaloze.
Blendi Fevziu: Po është në ‘offshore’, atë e dimë ne.
Baton Haxhiu:Është e konfiskuar nga shteti.
Preç Zogaj: Nuk mund të jetë një pronë e shtetit ‘offshore’.
Blendi Fevziu: Është sekuestro, nuk është sekustrim.
Preç Zogaj: SPAk-u duhet të hetojë.
Blendi Fevziu: Vetëm se ka një gjë, SPAK-u nuk ecën dot me ritmin që kërkojmë ne, çdo fjalë që thotë…
Preç Zogaj: Unë mendoj që SPAK-u është përpara, por mendoj që edhe kjo intervistë paavarësisht se i ka shpallur luftë, luftën e shenjtën e quajta unë dhe kjo po ndodh, SPAK-u është i ftohtë, është indiferent. SPAK-u nuk do ndalet, unë kam bindjen./tvklan.al