Intervistën e Arben Ahmetajt nga arratia gazetarja Fatjona Mejdini e quan si një përpjekje për të ndërtuar një kauzë për të përfituar azil politik në shtetin e Zvicrës.
E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetarja Mejdini shprehet se po ta shikosh strukturën e intervistës kishte disa elemente ku përmend tre prej tyre. Gazetarja ndër të tjera shton se deklaratat e Ahmetajt edhe pse vijnë shumë vonë tregojnë se ai pati burrërinë t’i dilte kundër partisë në të cilën ka qenë pjesë.
Fatjona Mejdini: Intervista e Ahmetajt i shërbente vetes. Ajo intervistë ishte për të ndërtuar një kauz për të përfituar azil politik në Zvizër. Po ta shikosh strukturën e intervistës kishte disa elemente. Elementi i parë është që kjo qeveri është e korruptuar. Ai ka marrë banesë sociale, por nuk ka një vendim. Çështja e parë që ai ngriti është se Rama dhe Veliaj janë të korruptuar dhe janë më të korruptuar se mua dhe pse nuk merreni me ata.
Blendi Fevziu: Ai tha që edhe Beqaj, edhe Xhaçka edhe të tjerë hetohen në gjendje të lirë. Pse unë duhet të shkoja në burg? Dhe ai e lidh këtë me ndikimin e partisë së tij vetë.
Fatjona Mejdini: Përveçse Veliajn e quajti pronar të inceneratorit të Tiranës, nga ana tjetër hodhi akuza të forta për Edi Ramën dhe për lidhjet e tija familjare në lidhje me një projekt në Porto Romano sa i përket fushës së mbetjeve dhe transformimin e tij në ekopark. Në ato momente ai implikoi njerëz të familjes së Edi Ramës. Elementi i dytë që ai përdori për të ngritur kauzën e tij të azilit të ishte elementi i kërcënimit. Elementi që unë jam kërcënuar ndonëse deri në këto momente nuk ka asnjë lloj gjëje. Elementi i fundit është akuza ndaj SPAK dhe për mua këtu Arben Ahmetaj ka bërë ndonjë gabim. Ai hodhi shumë akuza ndaj SPAK. E konsideroi një instrument politik në dorën e Ramës. Nga ana tjetër foli për drejtësi preferenciale dhe ai hodhi edhe akuza sa i përket integritetit të kreut të SPAK duke folur për pasuri që mund të kishin një origjinë të dyshimtë.
Blendi Fevziu: Kush ishte pjesa më e fortë e intervistës?
Fatjona Mejdini: Unë nuk bije dakord me Batonin në një element që thotë pse tani. Unë them më mirë vonë se sa kurrë. Arben Ahmetaj pati burrërinë që për herë të parë të fliste kundra. Këtë lloj kurajoje nuk e kemi parë deri në këto moment.
Sjellim në vëmendje se Arben Ahmetaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për çështjen e inceneratorëve./tvklan.al