Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gazetari:- Zoti Nano si e shpjegoni ndryshimin e Kushtetutës me prezencën e Natos në Shqipëri tashmë të ligjëruar nga parlamenti?
Fatos Nano, kryetar i PS:- “Mendoj se Kushtetuta shqiptare tashmë është në nivelet e standarteve të demokracisë europiane dhe nuk besoj se ka nevojë për ndryshime. Ajo që ka nevoj për ndryshime është legjislacioni në tërësi për tju përshtatur këtyre standarteve, aq më shumë në raste të tilla kur bëhet fjalë për të ndryshuar realitetet e vjetra në Serbi, në Ballkan duke luftuar me instrumentet e nevojshme për të demokratizuar veriun e Ballkanit”.
Gazetari:- Besoni tek paqja e afruar nga Millosheviçi?
Fatos Nano, kryetar i PS:- “Nuk besoj se Millosheviçit duhet ti jepet më kohë për të shkaktuar gjak, viktima dhe për të shkatërruar të ardhmen e popujve të rajonit”.
Gazetari:- Mendoni se ka vend tashmë për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë situatë kaq të vështirë në very të vendit?
Fatos Nano, kryetar i PS:- “Natyrisht strukturat e këtij shteti janë të gjitha të tendosura dhe përderisa shqiptarët janë në gjendje të jashtëzakonshme nuk shoh asnjë pengesë për të zhvilluar më tej impenjimet në këtë drejtim. Qeverisë Majko do i këshilloj të vazhdoj të mos humbas qetësinë si deri më sot dhe të marrë më shumë forcë nga përpjekjet e gjithë kombit shqiptar”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame