Ish-kryetari i bashkisë së Pogradec, Eduart Kapri është dënuar me 2 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike, sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.
Ai u gjet fajtorë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashpunim. Kapri sipas Prokurorisë së Posaçme në bashkpunim me dy zyrtarëve të tij dyshohet se lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
Jo vetëm kaq. Pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate. Fajtorë për të njëjtën vepër penale u shpallën edhe Besjan Meço e Besmira Niko, që u dënuan me nga 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojnë asnjë funksion publik.
Klan News