U bënë të njohur dhe fituan simpatinë përtej vendit të tyre për shkak të suksesit që arritën në Euro 2016 dhe mënyrës sesi festuan me tifozët e tyre.
Islandezët do të jenë një nga skuadrat debutese të botërorit Rusi 2018. Ndoshta nuk mund të quhen një surprizë, pasi treguan forcën e tyre në finalet e Euro 2016 duke mbërritur deri në çerekfinale.
Përfaqësuesja e vendit me 331 mijë banorë vendos një rekord duke u bërë vendi me më popullsi më të vogël që garon në një nivel të tillë. Islanda tentoi të merrte pjesë në botëror që në turneun e 2014, por dështoi në play off e eliminuar nga Kroacia që kësaj here e detyroi të kërkojë kualifikimin nga kjo fazë. Debutuese është edhe Panamaja.
Fitorja 2 – 1 me Costa Rikën dhe humbja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u dha mundësinë të jenë në finalet e Kupës së Botës. Një kualifikim edhe me një gol fantazmë, por që gjithsesi nuk i pengoi lojtarët dhe tifozët të festonin arritjen historike./Tv Klan