Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Prostitucioni, fenomeni më i përhapur në Itali mban mbi shpatulla përherë emra shqiptarësh. Dje në mbrëmje policia e Vicenzias ka ndaluar 3 shtetas shqiptar dhe një rumun. Pas kërkimeve disa ditore, ata janë kapur mbrëm sëbashku me disa vajza të tjera që ushtronin prostitucionin klandestinë rrugëve të italisë.
14 vjeçarja rumune e rrëmbyer në jugë të Rumanisë nga bashkëkombasi i saj, pasi është strehuar disa ditë në Shqipëri ka mbrritur në Itali e detyruar të prostituonte. Vajzat kryesisht minorene vijnë nga Rumania në Serbi dhe nëpërmjet Shqipërisë kalojnë në Itali, duke shkaktuar kështu një rrjet të pakapshëm prostitucioni, i cili në shumë raste drejtohet nga shqiptarët.
Arrestimet e mbrëmshme i kanë sekuestruar shqiptarëve edhe dokumentat, ku policia italiane ka zbuluar disa pista të reja të këtij tarfiku. Sot në mëngjes janë ndaluar edhe dy shqiptarë të tjerë klandestinë të cilët dyshohen se janë pjestarë të paligjshëm të prostitucionit./tvklan.al