Policia italiane ka sekuestruar një kuintal drogë e llojit marijuanë, e cila dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria. Mediat italiane  e kanë quajtur një superaksion,  pasi ata ishin vënë në kërkim të tre autorë për vjedhje, por që gjatë këtij aksioni kanë kapur edhe sasinë e drogës.

Sasia e drogës u pikas në territorin e Francavilla Fontana ku edhe aty u bë sekuestrimi i saj. Operacioni është ende në vazhdim.

Policia ka nisur kërkimet për një person, i cili i shpëtoi arrestimin gjatë aksionit. Ata kanë mundur të marrin në pyetje nënë  e personit të shpallur në kërkim për sasinë e drogës së kapur.

/tvklan.al