Shqipëria përballet me kampionët në fuqi të kontinentit në takimin e parë në Euro2024. Skuadër që sipas agjensisë “Reuters” nuk shkon nën petkun e favoritëve, por në turnet e këtij niveli, Axurrët janë gjithmonë një kundërshtarë i fortë për tu thyer.
E tillë do të jetë edhe në Gjermani, pasi Italia kërkon që nën drejtimin e Luçiano Spallettit të përsërisë ditët e lavdisë. Ndryshe nga hera e kaluar kur ata kaluan në grupin e tyre kualifikues për Euro 2020 me 10 fitore nga 10, këtë herë pjesëmarrja e tyre ishte në rrezik deri në ndeshjen e fundit.
Duke iu referuar artikullit të Reuters, Italia ka probleme të dukshme në repartin e sulmit, ku ka grumbulluar Retegui me origjinë argjentinase për të qenë garancia në skenën e madhe të futbollit kontinental.
Kërcënim për rivalët do të jetë edhe Davide Frattesi, golashënuesi kryesor në kualifikuese me 3 gola, por edhe Gianluca Scamaça, i cili ka shpërthyer me gola muajt e fundit. Spalletti do të mbështetet më shumë nga skuadra kampione e Italisë, Interi, teksa një kontribut të madh synohet të ketë edhe nga Federico Kieza, që ishte më i miri kur fituan Euro2020.
Shqipëri-Itali do të luhet më 15 qershor në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund, një 90 minutësh që do të jetë tejet vendimtar për vazhdimësinë e kombëtareve në turne. Dy skuadrat më të mira të çdo grupi kualifikohen në raundin tjetër, së bashku me 4 ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë.
Klan News