Ed Sheeran është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar një ndër momentet që kanë ngelur thellë në kujtesën e tij.

Artisti ka zbuluar se ndihet shumë me fat që nuk është rrëmbyer apo vrarë gjatë festave të çmenduar në SHBA gjatë turnet të realizuar 8 vite më parë.

“Në turneun Multiply, atëherë ishte vërtet i pamatur. Nuk kisha siguri dhe isha vetëm unë në turne, dhe i gjithë ekuipazhi im i turneut ishte rreth 50 veta dhe nuk doja të dilja në klube, kështu që unë do të mbaroja një shfaqje dhe do të dilja vetë. Shumë i pamatur. Mund të më kishin grabitur, rrëmbyer apo ndonjë gjë tjetër…”

Ed Sheeran tregon se në katë kohë ishte duke bërë turne në Amerikë me emra si Snow Patrol dhe Taylor Swift.

“Unë isha 22 vjeç. Kam probleme me belbëzimin që kur isha fëmijë, kisha flokë të kuqe , syze shumë të mëdha dhe isha pak “geek”, kështu që vajzat nuk ishin kurrë, kurrë të interesuara. Tani kam pasur sukses. Sytë i hoqa falë lazerit dhe humba peshë”, ka thënë ai./tvklan.al