Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë turit me “Gratë për një Shqipëri që po ndryshon” u ndal në Tepelenë në një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti. Duke ju drejtuar a nënave, Topalli tha, se nën koalicionin e djathtë, Shqipëria është vendi më i sigurt për të ardhmen e fëmijëve te tyre. Po kështu, kryeparlamentarja tha, se investimet e shumta të kësaj qeverie në Tepelenë, do të trefishohen në mandatin  e dytë të saj, duke hapur kështu vende të reja për banorët e kësaj zone.

Jozefina Topalli: “Unë dëgjova për shifra, unë dëgjova për tre rrugë të rëndësishme që janë bërë në Tepelenë, shumë mirë që janë bërë, janë bërë shumë më shumë seç janë bërë vite më përpara. Në mandatin e ardhshëm Tepelena do të ketë trefishin e atyre investimeve. Tepelena do të ketë më shumë para për të lidhur lagje të tjera të saja me rrugë tjera dhe për ta bërë Tepelenën ashtu siç e ka emrin të madh, për të cilën ju jeni krenarë, të gjithë shqiptarët janë krenarë.”

Në mbyllje të takimit Topalli u bëri thirrje grave të qytetit të Tepelenës që të votojnë për të djathtën, duke i dhënë mundësi  kësaj mazhorance të çojë përpara reformat e ndërmarra./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi