Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka deklaruar nga Librazhdi se qeveria me realizimin e doktrinës së saj të uljes së taksave, shpëtoi Shqipërinë nga kriza.

Në takimin e saj me gra të qytetit të Librazhdit në kuadër të turit “Gratë për Gratë”, Topalli  tha se reformat ishin të vështira, por qeveria ja doli dhe ndryshoi vendin.

Jozefina Topalli: “Reformat ishin të vështira, por ne ato ruajmë. Na thanë se duke ulur taksat do të zvogëlohej buxheti. Përsëri gënjyen. Ne çdo vit përkundrazi çuam në parlament, e votuam në parlament një buxhet shtesë dhe kjo jo vetëm një herë, por tre vite resht e kështu do të jetë edhe në vitet e ardhshme. Doktrina jonë e bazuar në kolonat e uljes së taksave, në rritjen e të ardhurave, në rritjen e rrogave e pensioneve, si dhe në shumëfishimin e investimeve jo vetëm që funksionoi e krijoi një Shqipëri të ndryshuar, por shpëtoi Shqipërinë nga vala e parë dhe e dytë e krizës botërore. Mirë bënë kur shumë zyrtarë e treguan forcën e ligjit, por ato gabuan. Mirë bëmë kur i treguam derën e burgut kur ata abuzuan”.

Topalli në fjalën e saj vlerësoi edhe rolin e grave në shoqëri dhe në edukimin e fëmijëve që përfaqësojnë të ardhmen.

Kryetarja e Kuvendit, Topalli, theksoi se politika e qeverisë ka bërë që buxheti të krijojë iniciativa të reja për performancën e mësuesve të fëmijëve./tvklan.al