Pas kryeministrit Berisha dhe kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka shigjetuar kryesocialistin Edi Rama gjatë një takimi me gratë e qytetit të Sarandës.
Nga kalaja e Lëkurësit nën vazhdën e turit të saj, “Gratë për gratë”, kryetarja Topalli ftoi gratë e të gjithë Shqipërisë të angazhohen për të qenë më të shumta në parlament për të zbuluar kështu sipas maskën e burrave që mbizotërojnë padrejtësisht në politikë.
Jozefina Topalli: “Jo më larg se dy ditë më parë dëgjova shokun kryetar të Partisë Socialiste të fliste për dhunën në familje. Ky shok kishte ngulur fort maskën. Është maska që politikanët burra si puna e tij mbajnë. Janë burra që s’kanë familje dhe nuk i kanë…më kurrë ato, janë burra që kanë rrahur gratë më të afërta të tyre dhe jo vetëm për vete, por edhe në publik. Ai që çon në spital të çarë dhe të gjakosur familjarët e tij çdo burrë që ka patur afër, përfshirë nënën e tij, ai që qëllon dhe godet në praninë e të tjerëve, akti që s’i bën kush veç ato që nga sëmundja e kanë humbur vetëkontrollin në përgjithësi janë një arsye më shumë që të mos tërhiqemi, pikërisht për këtë”.
Kryeparlamentarja Topalli në fjalën e saj u fokusua në domosdoshmërinë e luftës së dhunës në familje, të cilën ajo e konsideron si manifestim të pushtetit të pabarabartë mes burrave dhe grave.
Sipas saj gratë tashmë duhet të përfshihen, jo vetëm në edukimin e brezave, por dhe në vendimmarrjen që përcakton të ardhmen e tyre./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka