Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi grabitën me dhunë një të moshuar, gjendja shëndetësore e së cilës tashmë është në gjendje të rëndë. Sipas asaj që mësohet, ngjarja ka ndodhur në Morciana di Romagna të Riminit.

Dy shqiptarët, Erand Dapo, 33 vjeç dhe Nicholas Mara, 20 vjeç, përdorën një skuter për të grabitur 81-vjeçaren. Gjatë përpjekjes për t’i marrë çantën, ata e rrëzuan të moshuarën dhe e shkelën me motor. Kjo shkaktoi plagë të rënda për 81-vjeçaren, e cila pati një ndërhyrje kirurgjikale ku i amputuan këmbën.

Ndërkohë dy shqiptarët ranë në qeli pasi u përgjuan në makinën e karabinierëve.

Erand Dapo (majtas) dhe Nicholas Mara (djathtas)

“Çfarë do themi nëse është për gruan e moshuar”, pyet njëri prej tyre brenda mjetit, ndërkohë që nuk e dinin se ishin nën përgjim. Dy të rinjtë pyesin njëri tjetrin se cili person i ka spiunuar pasi nuk kuptonin dot se si karabinierët kishin shkuar tek ta në një kohë të shkurtër.

“Ka folur dikush, ose kanë parë video kamerat”, është shprehur Mara. Të rinjtë ishin larguar aq shpejt saqë nuk e kishin idenë se çfarë i kishte ndodhur 81-vjeçares.

“Nuk është se i ndodhi gjë të moshuarës, shpresojmë që jo”, murmuriste 33-vjeçari Dapo. Ndërkohë 20-vjeçari Mara me zë të ulët i thotë që nëse do kishin bërë “atë punën tjetër në orën 6:00 nuk do ishin aty dhe as nuk do e kishin goditur të moshuarën”. Menjëherë pas ngjarjes reagoi edhe ish-ministri Matteo Salvini, i cili dënoi këtë akti.

Ndërkohë gjykatësi Vincio Cantarini i cilësoi të rinjtë shqiptarë si subjekte të paskrupujt, të gatshëm për të futur në rrezik për jetën viktimat për të marrë fitime të paligjshme./tvklan.al