Sara Hoxha, blogerja e njohur, ishte e ftuara e parë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan. Ajo zbuloi se të qenit partnerja e Ledri Vulës ka ndikuar shumë në rritjen e ndjekësve në Instagram. Sara tha se në momentin që ka nisur rrugëtimin si blogere, në profilin e saj ka pasur vetëm 300-400 ndjekës.

Alketa Vejsiu: Si lindi ideja për t’u bërë blogere?

Sara Hoxha: Krejt natyrshëm. Nga privat që isha, 300-400 ‘followers’, dikur e bëra publik. Postoja vetëm foto të bukura në formë të një blogereje, pastaj ‘followers’-at rriteshin, unë duhet të postoja më shumë, erdhi kërkesa e parë për bashkëpunim, edhe kështu.

Alketa Vejsiu: Sa ndjekës ke në Instagram aktualisht?

Sara Hoxha: 500 e diçka.

Alketa Vejsiu: Sa ka ndikuar fakti që ke qenë partnerja e Ledri Vulës, që të jesh ndjekur?

Sara Hoxha: Ka ndikuar shumë, mendoj që ky ka qenë hapi i parë i këtij rrugëtimi. /tvklan.al