Pas një karriere 20-vjecare Kanye West mendon të tërhiqet nga industria e muzikës. Edhe pse konsiderohet si një nga artistët më me ndikim dhe që ka kontribuar në evoluimin e muzikës rap, nga viti 2000 e deri më sot, ai beson se tani nuk ka çfarë të ofrojë më shumë. Në një bisedë mes tij dhe bashkëpunëtorit të tij, Rich The Kid, reperi shpjegon se po tërhiqet nga skena muzikore.
Rich The Kid i sugjeron në këtë bisedë reperit të marrë pak kohë pak kohë për të pushuar, në vend që të zgjedhë të heqë dorë nga muzika.
Sidoqoftë, komentet që u shfaqën në rrjetet sociale nuk dëshmojnë se publiku ka nevojë vërtet për muzikën e Kanye West. Në vend të kësaj, disa dukeshin të lehtësuar nga vendimi i reperit.
Klan News