“Love Island Albania” në Tv Klan padyshim që është “reality dating show” me beqarët më seksi shqiptarë në kërkim të dashurisë së vërtetë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Dasara Karaiskaj thotë se e bukura e “Love Island Albania” është se rinia shqiptare ka ardhur në formën e saj më reale dhe më të bukur.

Dasara Karaiskaj: Dinamika mbetet gjithmonë Amadea që është çift me dikë tjetër, por që ka rënë që tani në dashuri me Harisin, por nuk e fsheh. Filluan që tani ato dinamikat, ato intrigat e vogla. Ndjenjat janë ato situatat, me dashuri në mes. E bukura e këtij spektakli është se këtu rina shqiptare ka ardhur në formën e saj më reale, më të bukur. Këta janë të rinjtë. Jo patjetër me një fytyrë perfekte. Ato janë të rinj dhe të reja shumë të bukur, por kanë edhe karakteristika, të cilët kanë dalluar, i sheh dhe siç janë në përditshmërinë e tyre dhe është mirë dhe për publikun që ta ndjekë dhe për të parë dhe këtë anë, pra si është e ndërtuar sot rinia shqiptare.

Duket se janë trazuar ujërat në Love Island Albania, pas hyrjes së Haris Namani, konkurrenti i ri që vjen nga Anglia, “bombshelli” me i ri I vilës së dashurisë, për të cilin kanë folur dhe prestigjiozet britanike.

Rudina Magjistari: Ja ku e kemi dhe hyrjen e Haris, djali i cili e ka provuar këtë eksperiencë më herët në Britaninë e Madhe dhe në fakt unë kam artikujt, të “The Sun”, “Daily Mail” e të tjera, të cilat kanë shpërndarë lajmin që ai ka rihyrë sërish në Love Island, por këtë herë në Shqipëri.

Dasara Karaiskaj: Një format që duhet theksuar që ëshët shumë i famshëm në të gjithë botën, shumë i bukur dhe shumë i ndjekur dhe unë jam shumë e lumtur që është edhe këtu tek ne.

Episodet ditore të Love Island Albania transmetohen çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan.

/tvklan.al