Pas shtypjes së përgjakshme të kryengritjes që detyroi dorëheqjen e kabinetit të mëparshëm, Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, prezantoi përbërjen e qeverisë së re.
Postin e kryeministrit e merr zëvendëskryeministri aktual, Alikhan Smailov, i cili ka shërbyer në poste të ndryshme qeveritare në 20 vitet e fundit.
Ish-presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev është detyruar të japë dorëheqjen si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Largimi i politikanit që ka shërbyer për gati 30 vite ishte një nga kërkesat kryesore të protestuesve.
Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas bisedimeve me Presidentin e Kazakistanit, theksoi në një postim në Tëitter, “rëndësinë e Partneritetit BE-Kazakistan dhe shprehu mbështetjen për sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin e Kazakistanit.
Gjatë një fjalimi televeziv ai njoftoi tërheqjen e trupave të huaja ushtarake të cilat do të përfudojnë misionin e tyre brenda 10 ditëve të ardhshme .
Trupat ruse mbërritën në vend javën e kaluar pasi qeveria kërkoi ndihmë ushtarake nga Rusia mes trazirave të dhunshme që përjetoi vendi.
Ato që nisën fillimisht si protesta paqësore për të shprehur pakënaqësinë ekonomike dhe politike në vend mori përmasa të mëdha ku mijëra njërëz plaçkitën dhe dogjën ndërtesat dhe dyqanet .
Ndërkohë Tokayev, është përpjekur të bindë qytetarët se qeveria e tij po punon drejt stabilitetit ekonomik, duke urdhëruar Bankën Qendrore që të garantojë stabilitetin e tregut sa u përket këmbimeve, në mënyrë që të rritet besimi në monedhën vendase, tenge.
Klan News