Komisioni Europian miratoi lëvrimin e fondeve për rritjen ekonomike për Shqipërinë dhe shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për fondin me vlerë totale 6 miliardë euro, nga të cilat 2 miliardë janë para pa kthim dhe pjesa tjetër në formë kredie të favorshme.
Vendimi u mor si pjesë e miratimit të Planit të rritjes dhe reformave, që u pranua nga të gjitha vendet anëtare të unionit. Nuk u miratuan vetëm fondet për Bosnjen që nuk ka dorëzuar në kohë axhendën e reformave.
Tv Klan