Edhe zona e Kasharit do të ketë një kënd lojrash për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për ndërtimin e tij. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj ky do të jete këndi i dytë më i madh, pas atij te kodrat e Liqenit.
Sapo kemi nisur punën për këndin e dytë më të madh të lojërave, pas atij te Liqeni, me shpresë se këtu do të na lejojnë të punojmë, për të pasur një hapësirë të mrekullueshme për fëmijët, por edhe për gjyshet, gjyshërit dhe prindërit. Sigurisht, ky investim, përveç se është një investim direkt për fëmijët, me këndin e lodrave dhe hapësirat sportive, por vjen edhe si një sinjalizim i investimeve që do të vijojmë në Yzberisht.
Nga Kashari, Veliaj ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen aksionit të pastrimit në 13 nëntor. /TV KLAN