Krahas rikualifikimit urban që po i bëhet njësisë numër 5 në kryeqytet, Bashkia ka nisur nga puna për ndërtimin e këndit të lojrave në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj e ka konsideruar këtë kënd lojrash si dhuratën e vitit te ri për fëmijët e kësaj lagjeje.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj: Kjo është si ato lojërat për fëmijë, ku ndoshta çdo copë në vetvete nuk duket se ka ndonjë rëndësi të veçantë, por kur copat bëhen bashkë, krijojmë fotografinë e një komuniteti që funksionon. Këtë kënd do ta përfundojmë përpara festave të Vitit të Ri.

Kryebashkiaku Veliaj ju kërkoi administratorëve të identifikojnë te gjitha hapësirat e lira në zonat e tyre për t’i kthyer me pas në mjedise çlodhëse për komunitetin./ TV KLAN