“Plumbat” titullohet materiali më i ri muzikor i kantautorit Algert Sala. “Plumbat” është kënga e 9-të në repertorin e tij, e duhet thënë se nëpërmjet kësaj këngë, Algerti konkurron për herë të katërt në festivalin “Kënga Magjike”. Kjo këngë flet pikërisht për goditjet dhe shenjat që lë një tradhti apo një dashuri e krisur.

Në intervistën me Ardit Gjebrean, në pentagramin me pyetje, u shfaq foto e një bluze në të cilën shkruhej: “A do të martohesh me mua”?

Kjo pyetje ngjalli reagime nga vajzat në studio, e natyrshëm erdhi pyetja: “Nëse një nga vajzat e publikut do të zbriste me këtë bluzë çfarë do të mendoje”?

Me shumë humor këngëtari u shpreh: “Algert ç’të gjeti”!

Mos vallë me këtë reagim, na bëri me dije se do ta refuzonte një propozim për martesë?

Ai do të preferonte që një bluzë e tillë “të vishej” në shtëpi dhe jo në publik.

Në fakt teksti i këngës “Plumbat” flet për një dedikim dashurie, mes dy njerëzve që tashmë janë armiq të njëri-tjetrit.

Lidhur me pyetjen nëse kënga është dedikim, Algert Sala na zbuloi se kjo këngë është një dedikim i vjetër, i një dashurie të kaluar.

Ndërkohë për të gjithë dëgjuesit e muzikës së tij, Algert Sala është duke përgatitur albumin e tij të parë, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

/tvklan.al