Po bëhen rreth 2 vjet që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për deklaratën për të zhdukurit, megjithatë ka ngecje në zbatim.
Kosova akuzon Serbinë për zvarritje të proceseve për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia me qëllim zvarrit procesin e punës së komisionit për të zhdukurit.
Ai pritet që të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në takimin e 17 Dhjetorit me emisarin Lajçak në Bruksel.
Ai ka kritikuar Serbinë se qëllimisht ka propozuar një draft-dokument në të cilin ka bërë përpjekje që ta përfshijë UNMIK-un në këtë çështje, por më shumë është i befasuar me Bashkimin Evropian.
Më 17 Shkurt pala kosovare dhe ajo serbe kanë pranuar të udhëtojnë në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.
Pas takimeve të ndara me Lajçak, mbetet të shihet nëse do të ketë pajtueshmëri për takim trepalësh.
Tv Klan