Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Janë paraqitur edhe sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, dy gjyqtarët e shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ardian Kalia është paraqitur normalisht në zyrën tij. “Do të kundërshtojë deri në fund këtë vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe do kërkojë të rikthehem në punë, në rrugë ligjore” është shprehur gjyqtari i dhjetëra dosjeve penale.

Gjyqtari Ardian Kalia:- “Do ta zgjidhim në rrugë institucionale në Gjykatën e Lartë sipas ligjit”.

Edhe gjyqtari tjetër i shkarkuar Arben Kostandini është rikthyer sot në zyrën e tij në Gjykatën e Faktit, por ndryshe nga Ardian Kalia, Arben Kostandini sot ka dorëzuar dosjet gjyqësore në zhvillim. Jashtë mikrofonit edhe Kostandini është shprehur se do t’i drejtohet gjykatës së lartë për të kundërshtuar vendimin e KLD-së.

Ndërkohë dy gjyqtarët e tjerë të Gjykatës së Faktit Tiranë, Dritan Broci dhe Ridvan Shkëmbi, presin mbledhjen e ardhshme të KLD-së për të vendosur për propozimet për shkarkimin e tyre./tvklan.al