Nëse jeni ftohur apo ju ka zënë gripi, ka një listë ushqimesh që ju ndihmojnë ta kaloni sa më lehtë.

Shega është mjaft e mirë për kategorinë e këtyre super ushqimeve. Është një frut me kalori të pakta dhe me shumë vlera ushqyese. Ajo që e bën atë të veçantë është përmbajtja e lartë e polifenoleve, të cilat forcojnë imunitetin .

A e dini se kivi ka dy herë më shumë vitaminë C sesa një portokall? Ju jep kaq shumë vitaminë C, duke e mbajtur të fortë imunitetin. Falë aftësisë së tij për të rritur prodhimin e limfociteve, mund të frenojë të ftohtin dhe viruset e stinës së dimrit.

Brokoli detoksifikon trupin në mënyrë natyrale dhe në të njëjtën kohë ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Brokoli gjithashtu siguron një aminoacid të quajtur kolina dhe siguron funksionimin e m irë të qelizave. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe kalciumit.

Peshku, dhe veçanërisht sardelet, ofrojnë O3 thelbësore të domosdoshme për të ruajtur shëndetin e qelizave të trupit.

Hudhra është jashtëzakonisht e dobishme, madje edhe në sasi të vogla. Ka aktivitet natyral antiviral dhe antibakterial. Është aq i fuqishëm kundër gripit sa përbërësit e tij përdoren si një shtesë dietike. /tvklan.al