Ndonëse është personi i tetë më i ndjekur në botë në Instagram, Kim Kardashian humbi në fundjavë 300 mijë ndjekës duke rënë në 364 milionë.
Shkak u bë publikimi i një kënge të albumit të ri të Tejlër Suiftit e quajtur “Thenk ju Eimi”, që sipas komentuesve në rrjetet sociale, i dedikohet Kim Kardashianit, me të cilën ka një historik të gjatë sherresh, jo vetëm me të por edhe me ish-bashkëshortin e saj, reperin Kanie Uest.
Komentuesit kanë zbuluar se edhe në titull, kënga i referohet Kim Kardashianit, që nga mënyra si është shkruar në video, ku gërma të mëdha janë vetëm shkronjat e emrit të saj KIM. Mes vargjeve dallon edhe mesazhi “gjithë kohës kur më grushtoje, isha duke ndërtuar diçka”.
Konflikti mes tyre ka nisur që kur Kim Kardashian u martua në 2014-ën me Kanie Uestin, i cili me Tejlër Suiftin ka patur një rivalitet kryesisht profesional që prej vitit 2009, ndërsa marrëdhënia e tyre ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme, me Kim Kardashianin që ka mbajtur krahun e ish-partnerit.
Tv Klan