Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme i është dedikuar Shëngjinit e kryesisht Ranës së Hedhun.

Gjatë udhëtimit në Shëngjin, Blendi Fevziu së bashku me Rudina Dembacajn kanë zbritur në resortin “Alba” për të parë si është ndërtuar dhe se çfarë ofron ai.

Dembacaj thotë se në këtë zonë, gatimet e detit janë të një cilësie shumë të lartë, teksa tregon dhe një histori të sajën personale që ka të bëjë me të atin e saj të ndjerë.

Rudina Dembacaj: Peshku ka qenë i pari sepse me peshkim kanë mbijetuar. Gjithmonë ka pasur peshk. Mbaj mend nga i ndjeri im atë, thoshte që “kishte shumë karkaleca, por që atëherë nuk i njihnim dhe ju çonim derrave tek stallat”.

Blendi Fevziu: Dhe prapë peshku kishte njëlloj tradite që atëherë?

Rudina Dembacaj: Po, shumë. Ka qenë në çdo pjatë. Të gjithë lezhjanët e kanë përdorur peshkun çdo drekë. Peshku ka qenë i pari.

Blendi Fevziu: Ky është gatim plazhi besoj?

Rudina Dembacaj: Po, po unë do ta theksoja se ky është ndër më të mirët në të gjithë zonën. Ka gatime të thjeshta, por duke qenë çdo gjë e freskët.

Blendi Fevziu: Ti a gatuan peshk?

Rudina Dembacaj: Po, shumë. Çdo gjë di nga peshku./tvklan.al