Humbja turpëruese me Holandën 113 – 37 bëri që Antonis Constantinides të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares së meshkujve.

Një disfatë e thellë në fushë tonë, ndërsa ishte e katrëta në po aq ndeshje të fazës paraeliminatore të Botërorit 2019. Kuqezinjtë e koshit treguan një lojë të mirë vetëm në çerekun e parë, ndërsa më pas lëshuan shumë duke zhgënjyer edhe ata pak tifozë të mbledhur në sallën “Feti Borova”.

Shqipëria e mbylli në vendin e fundit në Grupin B, duke u larguar nga aktiviteti, ndërsa më tej përveç Holandës shkoi edhe Austria. Në turin tjetër u kualifikua Kosova. Përfaqësuesja debutuese u rendit e dyta në Grupin C pas fitores 75 – 69 me Estoninë në Prishtinë.

Tv Klan