Presidenti amerikan Donald Trump nisi një luftë tregtare me BE-në, kur në mbledhjen e parë të kabinetitit të tij, njoftoi se do të vendoste një tarifë prej 25 % të tarifave ndaj produkteve evropiane.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se vendet e bllokut nuk do të kenë sukses nëse vendosin të hakmerren. Deklaratat e tij nuk u lanë pa përgjigje nga Komisioni Evropian.
“BE do të reagojë fuqishëm dhe menjëherë kundër barrierave të pajustifikuara ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme”, tha një zëdhënës në një deklaratë.
Ndërsa qeveria franceze nëpërmjet zëdhënëses së saj Sophie Primas, theksoi se një luftë tregatre nuk është në interesin e askujt.
“Donald Trump duhet të shikojë historinë e vendit të tij, taksat doganore që tashmë janë aplikuar në një numër produktesh nga Bashkimi Evropian dhe, në realitet, kjo ka pasur një ndikim shumë negativ si në punësimin ashtu edhe në produktivitetin e kompanive në Evropë, por edhe të kompanive të veta në Shtetet e Bashkuara. Pra, askush nuk fiton në këtë luftë tregtare. Por nëse duhet të përgjigjemi, ne padyshim që do ta bëjmë”, tha Sophie Primas.
Automjetet përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të BE-së në SHBA sipas grupit të produkteve, të ndjekura nga kimikatet, mallrat e tjera të prodhuara dhe produktet medicinale dhe farmaceutike.
Gjithashtu , Donald Trump njoftoi se planet për tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të vazhdojnë dhe do të zbatohen nga Prilli.
Klan News