Komisioni i posaçëm i efikasitetit të qeverisjes në Kongresin amerikan, i ngritur nga agjencia e Elon Musk, mbajti një seancë të posaçme raportimi për keqpërdorimin e fondeve të USAID.
Në këtë takim u soll në vëmendje Shqipëria dhe se si me fondet e taksapaguesve amerikanë u financua Reforma në Drejtësi dhe persekutimi ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë dëshmisë së tij gazetari dhe autori i disa librave Tyler O’Neil deklaroi se paratë e USAID janë përdorur për të persekutuar liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.
“Shoqëria e Hapur dhe USAID gjithashtu financojnë bashkërisht Institutin e Menaxhimit Lindje-Perëndim. Ndër të tjera, Instituti nisi ndryshime gjyqësore në Shqipëri që kritikët pretendojnë se rezultuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare Sali Barisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të Kryeministrit socialist të vendit”.
Kësaj çështje i bëri jehonë edhe kongresmenia e njohur amerikane, Marjorie Taylor Greene, që bashkëdrejton këtë komision.
“Pse USAID është përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri që rezultuan në përndjekjen e liderit të opozitës shqiptare”?
Në këtë seancë u dëshmuan me prova se si USAID në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur kanë financuar projekte në ndihmë të së majtës në shumë vende jo vetëm ballkanike por edhe europiane për propagandë globaliste por edhe për të imponuar ndryshime regjimesh në mbarë botën.
Klan News