Nga 16 liçenca të dhëna për kërkimin e naftës dhe gazit në burimet nëntokësore të Shqipërisë, vetëm një kompani ka arritur të miratojë planin zhvillimor të investimeve dhe prodhimit për vitin 2016-të.
Ka qenë vetë kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që ka bërë përgjegjëse për këtë shkelje edhe kompaninë shtetërore Albpetrol.
Viktor Tushaj – Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore: “Kompania Albpetrol në të gjitha rastet dhe gjatë gjithë kohës nuk ka respektuar afatet e përcaktuar në marrëveshje. Mendojmë se duhet t’i kërkohet me forcë edhe nga ministria.”
Mes kompanive që kërkojnë naftën në Shqipëri dhe nuk ka respektuar si duhet kontratën është edhe Bankers Petrolium. Plani i Zhvillimit duhet të kishte kaluar që në tetor 2016-të, por edhe pse Agjencia e Burimeve Natyrore ka bërë disa kërkesa, ende dhe sot nuk është miratuar asgjë./Tv Klan