Mijëra kryeqytetas presin mbrëmjen për të shijuar koncertin e këngëtarit të njohur zvicerian DJ Bobo. Ai sot ka mberritur rreth ores 14.30 në Aeroportin e Rinasit me avionin Awiss Air të linjës Zyrih-Tiranë. Ndërkaq është gati skena në të cilën janë montuar të gjitha impiantet fonike dhe të dritave.

Policia ka devijuar prej 24 orësh trafikun e njerëzve dhe automjeteve duke mos lejuar asnjë kalim para skenës së improvizuar. Koncerti i sotëm i titulluar Open Hart pritet të fillojë në orën 20.30 dhe hyrja është falas. Për rreth 30 minuta përpara mijëra artdashësve fillimisht do këndojë Adelina Ismajli dhe pas saj grupi i të rinjve nga Kosova të cilët u strehuan në Zvicër gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në ish Jugosllavi.

Do të jetë ora 21:30 ku Dj Bobo do të këndojë një orë e gjysëm për publikun kryeqytetas. Për ti dhënë fund koncertit më të gjatë në Shqipëri që parashikohet të zgjasë rreth 3 orë e gjysëm./tvklan.al