Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

“Ata që duan që paqja të dështojë do të ndeshen me KFOR-in”, kështu është shprehur përpara gazetarëve gjenerali francez, komandanti i forcës paqeruajtëse në qytetin e Mitrovicës, Pjer Desakui Desan, i cili ka bërë thirje për qetësi pas një dite të dytë përleshjesh mes forcave të tij dhe shqiptarëve. Desakui Desan, tha se 11 pjestar të forcave të tij janë plagosur në përleshje me shqiptarët në urën kryesore që lidh veriun e qytetit dominuar nga serbët me pjesën jugore shqiptare.

“Përshtypja ime është se shumica e njerëzve në këtë vend dëshirojnë paqen”, tha gjenerali, i cili është përballur me përleshje kur u emërua komandant i zonës ushtarake të Kosovës veriore, pak ditë më parë. Por fatkeqësisht grupet ekstremiste të çdo lloji dëshirojnë vetëm të mbajnë situatën në kaos, ka deklaruar ai./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori