Ilir Meta: “Në këtë drejtim unë besoj se Lëvizja Socialistë për Integrim në bashkëpunim me gjithë faktorët e shoqërisë civile me gjithë faktorët e tjerë politik dhe social është zgjidhja kryesore për 29 qershorin dhe kjo zgjidhje në radhë të parë do vijë nga Tirana. Unë dua t’ju siguroj juve dhe të gjithëve se kryetari i LSI do të jetë i pari në listë, por i pari jo në dhjetëshen e parë, i pari në dhjetëshen e dytë, sepse ne do të fitojmë në Tiranë, sepse ne do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë. Kemi një ekip të shkëlqyer në qarkun e Kukësit, i cili jo vetëm do të garantojë përfaqësimin në parlament, por jam i bindur se do të jetë një nga rezultatet më të mira të LSI-së në shkallë kombëtar.”/tvklan.al